Lajme

Manaj: Kurtit i dështoi plani për kapjen e sistemit të drejtësisë – LDK-ja e ndali

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:15 / 27 November 2024

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, si Istogu, po hasin në pengesa të jashtëzakonshme nga qeveria.

Ai në një intervistë, theksoi se edhe pse buxheti për katër vitet e fundit ka qenë 12 miliardë euro, asnjë projekt madhor nuk është dërguar për komunën e Istogut.

“Komuna e Istogut është duke bërë punë shumë të mirë, por ka pengesa të jashtëzakonshme nga Qeveria. Nuk ka një projekt madhor, i cili është dërguar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për komunën e Istogut, edhe pse buxheti për katër vite ka qenë për 12 miliardë euro, nuk kanë investuar në asnjë projekt madhor”, tha Manaj.

Manaj thotë se, kjo qasje është e papranueshme teksa shton se “buxheti është i shtetit, jo i VV-së”.

“Është për qudi që një Qeveri e Kosovës të jetë kaq bllokuese e proceseve dhe investimeve në komuna. Kjo qasje e Qeverisë në komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, është për të ardhur keq sepse një Qeveri e Kosovës do të duhej të ishte e përgjegjshme, sepse buxheti është i shtetit, jo i VV’së”, tha Manaj.

Manaj foli edhe për sistemin e drejtësisë, ku tha se akuzat e kryeminsitrit Kurti, kinse “opozita ka bllokuar proceset e drejtësisë”, nuk qëndrojnë.

Sipas tij, krejt çka ka bërë opozita është se kanë arritë ta ndalojnë Kurtin dhe Qeverinë e tij ta kapin këtë sistem.

“Akuzat e Kurtit se ne kemi bllokuar proceset e drejtësisë janë të paqëna dhe vijnë sepse ata kanë dështuar në këtë drejtim. Qeverisja e Albin Kurti nuk ka pasë asnjëherë qëllim që ta reformojë sistemin e drejtësisë, por mendoj që në emër të reformës së drejtësisë, ka tentuar ta kapë sistemin e drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë Gjyqësor”, tha Manaj.

“Ne ja kemi arritë që ta ndalojmë Kurtin për ta kapur sistemin e drejtësisë, sepse nuk jemi ndalur në këtë proces, i kemi ndjekur të gjitha rrugët ligjore. Të gjitha këto parandalime që të kapet ky sistem, i kemi bërë përmes Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

Sipas Manajt, kjo Qeveri, qysh nga fillimi i mandatit, ka pasë vetëm një qëllim kryesor, kapjen e sistemit të drejtësisë, kjo sipas tij, nuk ka qenë veç për shkak të mos-dijës.

“Unë jam i bindur që kjo Qeveri, këto reforma i ka bërë me qëllim sepse nuk ka pasë vullnet për ta reformuar sistemin e drejtësisë, por vullneti i saj ka qenë për ta kapë atë”.

“Këta nuk dijnë me qeverisë, kanë mungesë të përvojës institucionale, por vullneti i tyre kryesor ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë, pra, nuk ka qenë vetëm për shkak të mos-dijës. Fitorja më e madhe për ne, ka qenë ndalja e aprovimeve të ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën, ne këtë e kemi bërë për ta ruajtur sistemin e drejtësisë dhe jo për triumfe”, përfundon Manaj.

Ko po napornem dnevu zmanjka časa, preprost zdrav obrok pogosto reši večer. To temo je vredno bolje spoznati. Večina pri mariniranju gob zgreši skrivnost Znanci pogosto svetujejo, da je za zdravo kosilo dovolj le skleda solate, vendar to ne drži vedno. Boljši pristop je preprost recept z nekaj beljakovinami, svežo zelenjavo in okusnimi začimbami.