Lajme

Mashtruan për peshën e bukës, Inspektorati gjobitë tetë furra në Pejë dhe Gjilan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:42 / 14 July 2022



Tetë furra të bukës në Gjilan dhe Pejë janë gjobitur nga Inspektorati Qendror i Tregut.

Ministria e Tregtisë ka njoftuar se këto gjoba janë shqiptuar pasi tri bizneseve nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës dhe ndaj pesë të tjerave të cilat kishin peshoret e paverifikuara.

“Janë shqiptuar gjoba ndaj 3 bizneseve të cilave nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës si dhe ndaj 5 bizneseve të cilat kishin peshoret e pa verifikuara“, thuhet në njoftimin e tyre.