Ballina

Matoshi: M’fal shoki, VV-ja s’është si na – hala ma keq se na…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:46 / 10 July 2023

Publikimi i përgjimit në të cilin dëgjohet shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, duke biseduar me Slavko Simiqin e Listës Serbe ka përplasur ashpër të panelistët të hënën në Politiko.

Halil Matoshi tha se Kusari-Lila nuk ka asnjë fuqi politike e as kredibilitet moral brenda Vetëvendosjes për të biseduar me Simiqin e Listës Serbe.

Ai krahasoi edhe fuqinë e medias me atë të pushtetit, transmeton Gazeta10. 

“E soba që e përmendke Florin Krasniqi? VV-ja s’është si na. VV-ja është më keq se na. Na jemi palë në shamjet e tyre, si media. Njerëz më mizor prej 81-ës e këndej, s’ka.’, u shpreh Matoshi.

Kjo deklaratë e Matoshit u arsyetua nga Krenas Shala i cili e quajti “hajgare” publikimin e përgjimeve të Kusari-Lilës me Simiqin e Listës Serbe.

Më poshtë momenti i plotë. /Gazeta10