Lajme

Matoshi për Kurtin e Bislimin: Po këqyrin me mësu Amerikën e krejt dynjanë se Serbia është fajtore

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:30 / 26 June 2023

Halil Matoshi e ka quajtur skandaloze deklaratën e zëvendëkryeministrit të parë, Besnik Bislimi për lirimin e tre policëve sot nga burgu i Kralevës pas kidnapimit të tyre nga Policia serbe.

Kjo pasi sipas Matoshit një përvojë të tillë e kishte përjetuar edhe vet kryeministri Albin Kurti i cili ishte liruar nga burgjet serbe, dhe se për këtë ai thotë se të dy krerët qeveritarë me reagimet e tyre u dukën “shumë jashtë lojës”.

Për Matoshin, as Kurti e as Bislimi nuk kanë ide rreth procedurave penale të Serbisë, transmeton Gazeta10.

“Padyshim që është një urdhër politik i Vuçiqit, ai i kapi e ai i liroi. Problemi është që Amerika ka ndërhyrë. Dhe në në vend se me i falenderu aleatët tanë, qeveritarët tanë këqyrin me mësu Amerikën e krejt dynjanën se Serbia na qenka fajtore. Serbia është fajtore, e dinë perëndimi e Amerika sepse e nëshkuan me bomba në 99-ën. Qortimi amerikan vjen me bomba, e jo përmes pallavrave.”, deklaroi tutje Matoshi në Politiko.

 

Ti sei mai chiesto come trasformare un blog personale in uno spazio davvero tuo? Capire quali scelte lo rendono autentico merita un approfondimento. ignorare le unghie quasi bianche sembra banale: dieci usi quotidiani A volte basta una frase lasciata a metà per capire quanto conta la voce di chi scrive. Nei blog personali, anche dettagli minimi, come un ritmo naturale o una nota sincera, rendono il testo memorabile.