Lajme

Mbërrin në Kosovë gazetarja ukrainase Daria Meshchriakova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:07 / 30 May 2022

Të hënën pasdite ka mbërritur në Kosovë gazetarja, Daria Meshchriakova, e katërta gazetare që sistemohet në kuadër të projektit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

Në njoftimin e lëshuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thuhet se Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.

“Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor”.

“Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, organizata këto implementuese të projektit”, thuhet në njoftim, transmeton Sot News.