Ballina

Me binomin Kurti-Osmani po shkojmë poshtë e më poshtë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:44 / 30 June 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimeve për sanksione ndaj Kosova lidhur me situatën në veri të vendit.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani duke thënë se me politikën e jashtme të udhëhequr nga dy liderët Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore.

Izolimi dhe sanksionet janë shkatërruese për Kosovën. Edhe me mbështetjen e plotë nga ShBA dhe vendet kryesore të BE-se, Kosova ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të kundërshtimeve të vendeve të caktuara. Pa këtë mbështetje, është i pamundur çfarëdo progresi. Ndërkaq, me sanksione dhe izolim që pason, as status quo-në ekzistuese nuk mund ta ruajmë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se me të gjitha sfidat që ka pasur, Kosova nga viti 2008 ka qenë një vend që ka promovuar normalitet e paqe, një shtet i ri demokratik që ka kërkuar mbështetjen e partnerëve për integrim euro-atkantik.

Ndërkaq, tani është e qartë për të gjithë se me politikën e jashtme jo-perëndimore të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore”.

Sipas tij, Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik.

Ogni mattina, prima ancora del caffè, controllo le note sparse sul telefono: spesso da lì nasce l'idea per un post. Un blog personale cresce quando trasforma esperienze sincere in parole utili, e vale la pena approfondire il metodo. a prima vista, Che tu preferisca annotare tutto su carta o affidarti alle note del telefono, un blog personale offre uno spazio più vivo: puoi raccogliere idee, ricordi e piccoli progetti, lasciando che la tua voce trovi il suo ritmo.