Lajme

“Me ikjen e Ilnisës u lëndova…” Meriton Mjekiqi: Thoja a ka mundësi njeriu me dashuru kaq shumë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:59 / 20 May 2024

Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpim të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

A ishte e parashikuar një lidhje në BBV para se të hyje?

Meriton: Para se të hyj këtu, më thoshte një shok do lidhesh, do lidhesh, i thoja po ik oreee, jo se nuk lidhem..

Si e fitoi Ilnisa dashurinë tënde?

Merioni: E dua për femrën që është, për nënën, për shpirtin, talentin dhe për dashurinë që më ka dhënë dhe i kam dhënë, thoja a ka mundësi njeri me u dashuru kaq shumë.

Me ikjen e Ilnisës u lëndova, ishte dhoma e bardhë një përjetim tjetër nga çifti në suitë, ishte Egla aty, për mua ishte një lojë e Eglës për me na fut atje dhe që njëri prej nesh të linte shtëpinë. Koha kur Ledioni mori zarfin dhe lexoi emrin e Ilnisës, unë u ula s’ kisha dëshirën me u çu me u ngrit, me vazhdu. Mendoj për një beshush, fejesë martesë jashtë.