1:38 / 19 March 2023
Televotimi i kësaj jave ka qenë tema më e diskutuar përgjatë javës në shtëpi. Debatet e ashpra, tonet e larta të zonit dhe ofendimet, kanë qenë kryefjalë e çdo bisede mes tre të nominuarve Armaldos, Kristit dhe Luizit.
Por mbrëmja ishte akoma më e veçantë sot për Luizin, pasi pas më shumë se 80 ditësh qëndrimi në shtëpi ai ka marrë një mesazh nga mbesat e tij dhe motra në Amerikë, përmes një video-je. Ato shprehen mbështetjen ndaj tij dhe se e duan ta fitojë këtë spektakël.
Por surprizat nuk kanë përfunduar me kaq. Burri i motrës ka qenë banori i cili e ka surprizuar përmes prezencës së tij në dhomën e surprizave dhe i ka kërkuar që Luizi ta fitojë BBV2.
Ai i kërkoi që të fikë dritat i fundit në shtëpi.