Lajme

“Me më të mëdhenjtë në vend”, Bogujevci e lumtur pranë Kurtit, Kusarit, Konjfucës e Bislimit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:53 / 19 July 2022

E buzëqeshur dhe e gëzuar të jetë pranë Kurtit e Konjufcës.

Kjo është pamja e parë që shihet nga një fotografi e publikuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja nga Podujeva nuk ngurroi që t’i etiketojë si më të mëdhenjtë në vend, kryeministrin e kryeparlamentarin.

Përveç Kurtit e Konjufcës ndërkaq, shihet edhe Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve, zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi dhe Mimoza Kusari-Lila.

Më poshtë edhe postimi i plotë.