Politik

Mehani i VV-së: Në Skënderaj udhëheq Lushtaku e jo Nura

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:47 / 11 June 2022

Në Skënderaj është rikthyer sistemi monist, kështu pretendon Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh asamblist në Skenderaj, Hysni Mehani.

I njëjti në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se nga ardhja e PDK në pushtet në Skënderaj, tash e rreth 7 muajsh, ky subjekt ka filluar largimin e shumë punëtorëve e udhëheqësve të institucioneve komunale, për t’i vendosur njerëzit e vet. Mehani bëri me dije se zyrtarët komunal kanë kërkuar edhe largimin e Drejtorit të Policisë në Skenderaj, por kjo nuk u miratua nga niveli qendror.

Asamblisti i Vetëvendosjes, tha se në Komunë me shumë udhëheq nënkryetari, që është Sami Lushtaku, sesa Kryetari Fadil Nura.

Madje, sipas tij, pas ardhjes së PDK as mbledhjet e asamblesë nuk po transmetohen në faqen zyrtare.