Profesori universitar Sulejman Mehazi në një postim të tij në Facebook shkruan se ‘Kosova nuk është as BE, as Ballkan i Hapur, por SHBA e Evropës’.
Mehazi thotë se ‘ku… evropiane çdoherë na kanë mashtruar’. Sipas tij, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani në konsultime me SHBA-në të shpallin Kosovën konfederatë të SHBA-së në Evropë.
Postimi i plotë:
Kosova nuk është as BE, as Ballkan i Hapur, por SHBA e Evropës
Disa herë e kemi cekur se Kosova duhet t’ia fut thellë BE-së, për shkak se kurvat evropiane çdoherë na kanë mashtruar. Albin Kurti e Vjosa Osmani sa më shpejt e pa humbur kohë në konsultime me SHBA-në të shpallin Kosovën konfederatë të SHBA-së në Evropë, pse jo kur Republikën e Kosovës e kanë lindur e janë duke e rritur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova nuk është as BE e as Ballkan i Hapur, por SHBA e Evropës. Ku shqiptarët kanë jetuar në Ballkan evropianët kanë qenë egërsira malesh.
Lajme
Mehazi: Evropianët çdoherë na kanë mashtruar, Kosova të shpallet konfederatë e SHBA-së në Evropë
3:45 / 3 January 2023