Lajme

Mehmetaj: “Mjerë mësuesit kush i mbron interesat e tyre”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:41 / 5 September 2022

Shkruan Gani Mehmetaj

“Kur sindikalisti Jasharaj heshtte si mumie për 100. 000 pensionistët e Dardanisë

Kur 100. 000 pensionistë shteti i Dardanisë i la pa pensione, sepse futën në listë pagesash kontrabandë mijëra veteran të rrejshëm, krye sindikalisti Jasharaj me sindikatën e vet të dyshimtë, nuk e tha asnjë fjalë. Heshtën si mumie.

Turpi i mbuloftë atëherë dhe tash.

Punëtorët e intelektualët që dikur e ndërtuan Kosovën e paraluftës me shkolla fillore e të mesme, me universitet, hekurudha, rrugë automobilistike, gazeta e televizione, infrastrukturë dhe ekonomi, vdiqën e po vdesin në varfëri të skajshme që ta zhvatin komandantët e veteranët e rrejshëm.

Tash kinse ky Jasharaj, instrument i krimit po brengosët për 100 euro të mësuesve.

Mjerë mësuesit kush i mbron interesat e tyre”.