Lajme

Mehmeti i përgjigjet Lushtakut: Kur ndërgjegjja nuk iu lejon të flini të qetë, dëshmorët mos i trazoni natën!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:07 / 1 May 2024

NGA: FATON MEHMETI

Rrëfimi i Sami Lushtakut do të “prekte” këdo nëse do e thoshte dikush tjetër. Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku ka kujtuar momentet me të duke thënë se në shenjë mirënjohje për të rënët, “Unë gati nuk po them çdo ditë, por në javët ndoshta edhe në 2 e në 3 të natës shkojë para varreve të shokëve”, ka thënë Lushtaku.

Shokët e tij, Samiu i kujton natën, atëherë kur trupi pushon dhe ndërgjegjja “flet”. Nuk i mjaftuaka dita për të shkuar tek varrezat, duhet pritur nata, atëherë kur çdo gjë pushon. Samiu, duhet t’i flet ndërgjegjes së tij mos ka hyr në “hak” me shokët e tij.

Është mirë të shkohet tek varrezat e shokëve, edhe më mirë është të ketë ndërgjegjen e qetë, vetëm kur ndërgjegjja nuk është e qetë edhe gjumi s’të zë dot. E, vështirë të ketë ndërgjegjen e qetë dikush që shëtit me veturë të shtrenjtë, flitet për 100 mijë euro. Dita është mjaft e gjatë për të vizituar varrezat e shokëve, nata është për të fjetur qetë. Edhe ata që janë gjallë, e që ishin shokët e tij, nuk e kanë luksin që e ka Samiu, me dhjetëra ish luftëtarë kanë bërë vetëvrasje si pasojë e kushteve të vështira.

Siç thotë një thënie e njohur, “pas çdo pasurie të madhe fshihet një krim i madh”, luftëtarët e vrarë nuk duan as me i trazua natën tek varret, duan që Kosova mos të vjedhjet. Dëshmorët lëreni të qetë, nëse ndërgjegjja nuk u lejon të flini, mos i trazoni të tjerët. Sikur të mund të flisnin apo të ngrihen nga varri, dëshmorët shumë njeriun do e përzinin nga aty, e në emër të tyre është bërë politikë dhe biznes, e turpshme

A prima vista, un blog personale sembra solo una raccolta di pagine, ma la sua struttura merita un esame più approfondito. quel piccolo sintomo ignorato in Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche senza Il cervello cambia già a quarant'anni quale frutto scegliere e quanto Sembra colpa del melone, persino le bordure fiorite In autunno, cinque razze fedeli Un formaggio, nove anni prima della morte scegliere il dolce Quasi tutti confondono i nuovi criteri dopo il caffè otto bicchieri bastano davvero quattro pesci E se fosse il momento di raccontare anche il tuo punto di vista? Un blog personale può diventare uno spazio semplice e sincero, da aggiornare con calma, quando ne hai voglia.