Lajme

Mehmeti: Kurthi i Memli Krasniqit për Bedri Hamzën për ta ‘djegur’ politikisht

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:05 / 14 April 2024

Kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër nga radhët e PDK duket të jetë imponuar, jo aq i dëshiruar nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi. Sondazhet e brendshme të PDK e radhiti Hamzën si më të preferuarin, shumë larg krahasuar me pëlqimin për kryetarin aktual të Mitrovicës.

Kjo e detyroi kryetarin Krasniqi që të nominonte z.Hamza. Natyrisht, kjo nuk është një situatë e mirë për kryetarin, kur nuk gëzon as mbështetjen e anëtarësisë, duke shtuar dyshimet për vazhdimin e rëndësishëm të pozitës së kryetarit edhe për një mandat tjetër.

Në këtë kontekst negativ për fuqinë politike të Memli Krasniqit, ka një anë pozitive për ish-reperin e “Ritmi i rrugës”. Me humbjen e sigurt para Albin Kurtit, figura politike e z.Hamza do të digjet, duke i mundësuar Melit të ketë një kundërshtar më pak, pasi “i djeguri” nuk mund të jetë rrezik për pozitën e kryetarit.

Besoj se Memlit kjo situatë i është imponuar, edhe sikur ta bënte me plan, nuk do të ishte më e përshtatshme. E sigurt është se Bedri Hamza do të pësojë debaklën në zgjedhje, bashkë me PDK-në, Memli nuk do të forcohet brenda partisë, por Hamza do të “digjet”.

E pabesueshme, me të gjithë eksperiencën në politikë, z.Hamza nuk ka arritur të kuptojë se në politikë mbijetojnë ata që dinë të marrin hapin e duhur në momentin dhe kohën e duhur. Kandidimi i tij në momentin dhe kohën e gabuar do t’i kushtojë shumë, aq sa fundi politik i tij do të ndodhë në datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, kurdo që ato të shpallen nga presidentja.

Že majhna količina svežih zelišč lahko jedi doda več okusa, ne da bi povečali količino soli ali maščobe. Zato se splača podrobneje raziskati, kako preproste sestavine vplivajo na hranljivost obroka. ko je jagnjetina po peki trda Mimogrede, prav ščepec soli, na katerega pogosto pozabimo, poudari okus in uravnovesi sladkost. Tako bo jed preprosta, sveža in prijetno lahka.