Lajme

Mehmeti: Kush është Dejona Mihali, gruaja që po “çmend” opozitën?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:30 / 27 October 2024

Nga Faton Mehmeti

Pavarësisht se nuk ka ndonjë funksion të lartë në Vetëvendosje, emri i Dejona Mihalit është shumë i përfolur nga opozita. Dejona Mihali nuk është një emër i njohur për publikun, pasi nuk ka paraqitje në media dhe nuk ushtron asnjë funksion publik në Qeverinë Kurti. Megjithatë, ajo është një figurë e rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi është anëtare e kryesisë. Duket se opozita e sotme, edhe kur ishte në pushtet, e kishte cak Dejona Mihalin, të cilës më 18 korrik 2016 iu ndalua hyrja në territorin e Kosovës në Morinë.

Atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje e kishte quajtur këtë “vendim arbitrar të pushtetit të Thaçit, Mustafës dhe Veselit”. Ka pasur akuza vazhdimisht se Dejona “është masha e kontrollit e Grupit Parlamentar të VV-së, duke mbivendosur mbi vullnetin e çdo deputeti dhe pa legjitimitet.” Mihali nuk ka qenë pjesë e votimeve, as e garës së brendshme të VV-së, por është njeriu kryesor që kryeson, menaxhon dhe merr vendime brenda saj, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga VV.

Ajo që dihet me siguri është se Dejona po çmend opozitën, e cila nuk arrin të gjejë asnjë fakt për akuzat. Disa mesazhe mes Dejonës dhe ish-kryeshefit të KEK i dhanë shtysë opozitës për akuza, edhe pse nuk kishte ndonjë gjë skandaloze në ato mesazhe. Opozita harron se disa prej tyre janë edhe pjesë e afërt e “Pronto”-s, ku dallimet janë të mëdha.

Dejona mund të ketë ndikim në VV, por nuk është pasojë e fuqisë së saj mafioze siç ka ndodhur me nëntokën e PDK-së. Ndoshta nga fakti se Kurti e respekton dhe e çmon aftësinë e saj organizative, e cila nuk ka asnjë lidhje me nëntokën që ka udhëhequr vendin për shumë vite.