Për komentuesin Faton Mehmeti, opozita në Kosovë nuk është e përgatitur ende për zgjedhje, pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme me pozitën.
“Përplasjet nuk mund ta çojnë vendin në zgjedhje, e kjo ndodh vetëm nëse pozita e humb shumicën në Kuvend. Derisa e ka shumicën nuk pritet të ketë zgjedhje, për të cilën duket se asnjëra palë nuk është e interesuar. Aq më pak është opozita, e interesuar që ta zgjasë qëndrimin në opozitë, pasi e di se i humb zgjedhjet në rrethanat aktuale”, shprehet Mehmeti.
Sipas tij, vetëm nëse krijohen përçarje mes Vetëvendosjes dhe partisë Guxo, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
“Nëse partia Guxo ka përçarje kjo mund ta çojë vendin në zgjedhje, me ata deputetë të vetëdijshëm se mund të mos fitojnë mandatin e deputetit. Me pak fjalë, aktualisht nuk shoh zgjedhje, askush nuk është i gatshëm për ta sfiduar vetën para qytetarëve të vetëdijshëm se VV-ja, del përsëri e para”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.