Lajme

Memli Krasniqi gëzohet me dështu Kosova veç me kritiku qeverinë Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:25 / 18 March 2023

NGA: FATON MEHMETI

Mungesa e aftësise për të qenë faktor, kreu i PDK-së arrin deri aty sa të kundërshtojë marrëveshjen aktuale të planit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Ndonëse veç manovër politike, shpërfaqe mendësinë politike të tij. I njohur për huqje të basteve, pompoziteti i deklamimit të sigurisë për të kundërshtuar veprimet dhe sukseset e pritshme të qeverisë kanë rezultuar të dështuara për Memli Krasniqin.

Së fundi, me shumë siguri z.Krasniqi është shprehur se në takimin e së shtunës nuk do të ketë marrëveshje Kosovës-Serbi për shkak se palët kanë dallime rreth planit evropian.

“Sot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashut siç nuk është nëshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrëfar nënshkrimi. Jam 100% i bindur, më mbani për fjale”, tha Krasniqi.

Për fjale patë thënë edhe kur shprehej me bindje se askush në Kosovë nuk mund të fitojë 51% të votave. Ishte aq i bindur në këtë sa e quante budallaki për këdo që e mebdonte, pasi sipas tij Vetëvendosje nuk ka ku t’i marrë gjithë ato vota.

“Kjo është budallaki me mendu që dikush i fiton zgjedhjet 51%. Prej nga vinë ato vota, prej qiellit, apo prej Kinës dhe prej Indisë”, shprehej Memli, realiteti e demantojë.

I njejti njeri tani flet me siguri për diçka që nuk është në dorën e tij.aq më tepër se askush ska thënë se do të ketë marrëveshje në Ohër. Më tepër se analizë, deklarimi i kreut të PDK është dëshirë për dështim për të pasur “arsye” për të goditur qeverinë për dështim.

Mendësi meskine e njeriut që kurrë nuk ia ka qëlluar një herë të vetme për ndonjë veprim të atdhshëm. Janë në gjendje me pranu me dështu Kosova veç sa me gjet hapësirë me godit qeverinë, qeveritë vijnë e shkojnë e Kosova mbetet gjithmonë. Memli, nuk është përspektivë as e PDK e aq më pak e Kosovës.