Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Luan Haradinajn në 25 vjetorin e rënies.
Krasniqi tha se Haradinaj ka lënë prapa shumë mësime dhe se ka dëshmuar se atdheu është mbi të gjitha.
“Me 6 maj të vitit 1997, ra për të mos vdekur kurrë, një ndër pushkët e para të lirisë, Luan Haradinaj.
Luani ishte vetëm 23 vjeç – por mbrapa na la shumë mësime, me shembullin e tij personal. Mes tjerash, na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë.
23 vjet ka edhe Liria e shtetit tonë sot, e cila u mundësua falë heroizmit e sakrificës së Luanit dhe bashkëluftëtarëve të tij që ranë në rrugën e çlirimit.
Dëshmorët janë themeli i palëkundur i shtetit tonë. Lavdi të përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi në një postim në “Facebook”.