11:42 / 12 May 2026
Mërgim Lushtaku, ish-deputet i PDK-së, ka folur rreth refuzimit të PDK-së për të ritkhyer Fatmir Limajn në listën partiake.
Lushtaku ka vlerësuar se e respekton këtë vendim, ndonëse vetë ishte pro rikthimit.
Tutje, Lushtaku ka pasur një deklarim interesant.
“Hashim Thaçi është duke u gjykuar dhe besoj që shumë shpejt do t’i kthehet Kosovës, por besoj se po të ishte ai këtu nuk do të bënte dy llafe, po të ishte në të mirën e Kosovës e bashkimi e bën ndryshimin. Dhe besoj absolutisht që ai do të ishte pro, por për shkak që nuk kam biseduar drejtpërdrejt me të nuk mund të jap një qëndrim të tillë”, tha ai.