Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari në një reagim në Facebook, thotë se, Lushtaku pas luftës me serbë të Beogradit kanë bërë biznes, ku kanë vjedhur e plaçkitur Kosovën.
“Komandant këtu e keni mirë se “shkiet” pobratimat e Beogradit pas luftës i keni bë havera të biznisit e vjedhnin dhe plaçkitni shtetin tonë, bashkë bleni e merrni me dallavere përmes AKM-APK pronat e Kosovës nga 30 cent arin, dhe e shisnit të njëjtën tokë pastaj shtetit tonë të varfër nga 7000 euro”, shkruan Miftari.
Ai tutje shprehet se, Serbia nuk e burgos Lushtakun, kurse Albni Kurti dhe ligji i Kosovës, nëse ka vr.a shqiptarë do ta dënon me burgim të përjetshëm.
““Shkau” i Beogradit nuk ta konfiskon pasurinë, as nuk të njek panalisht me të burgos herët a vonë nëse ke vr.a shqiptarë ndoshta të shpërblen… kurse Albin Kurti dhe ligji i Kosovës t’i ban këto të len vishkull, t’i len pasuri veç qato dy kerre të famshme që i kishe patur para luftës dhe të dënon me burg të përjetshëm nëse e ke meritu dënimin, veç mos mujshin e mos guxofshin nga ju komandant!”, shkruan Naim Miftari.