11:47 / 11 June 2022
Milan raportohet të ketë arritur marrëveshje personale me Renato Sanches.
“Rossonerët” po punojnë që ta mbyllin marrëveshjen edhe me klubin francez, Lille.
Sanches shihet si zëvendësues adekuat i Kessie i cili tashmë nuk konsiderohet të jetë lojtar i Milan, pasi ky i fundit ka zgjedhur Barcelonën si destinacionin e tij të ardhshëm.
Mesfushori portugez, do jetë përforcimi i dytë i Milan, pasi këta të fundit kanë siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të Liverpoolit, Divock Origi.