Lajme

Ministrja gjermane e Mbrojtjes pas Bosnjës do ta vizitojë edhe Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:29 / 4 May 2022

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ajo do të ketë takim me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës, Sifet Poxhiq.

E para e Mbrojtjes në Gjermani do ta takojë edhe komandantin e forcave paqeruajtëse (EUFOR), Anton Wessely.

Fokusi i këtyre takimeve do të jetë në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor.

Lambrecht pas Bosnjë e Hercegovinës do ta vizitojë Serbinë si dhe Kosovën.