Lajme

Ministrja Haxhiu thotë se opozita po i pengon reformat në drejtësi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:54 / 17 February 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se opozita po i pengon reformat në drejtësi.

Haxhiu është e bindur se opozita po i pengon reformat për t’i mbajtur njerëzit e vetë brenda sistemit të drejtësisë në mënyrë që t’i çojnë përpara interesat e tyre.

“A e kuptoni rezistencën e madhe që po ndodhë kundrejt reformave nga opozita? Jo vetëm që këtë e kundërshtojnë njerëz nga sistemi i drejtësisë, por sidomos opozita. Jam shumë e bindur që arsye për këtë janë që t’i ruajnë individët që i kanë brenda sistemit dhe që të arrijnë t’i shtyjnë interesat që i kanë pasur në vazhdimësi”, tha ajo në tëvë1.

Ministrja ka thënë se reforma në Këshillin Prokurorial është e domosdoshme.

“Te Këshilli Prokurorial që është po aq e rëndësishme si reformë tashmë kemi tri opinione te Komisionit të Venecias për çështjen e Këshillit Prokurorial. Sepse, ne kemi synuar që ta zbatojmë strategjinë për sundimin e ligjit në mënyrë që ta ulim numrin e anëtarëve në Këshillin Prokurorial nga 13 në 7. Sepse, është evidentuar edhe nga Komisioni i Venecias edhe nga Gjykata Kushtetuese, pavarësisht që e kishte shpallur ligjin të pavlefshëm, e kishte evidentuar ekzistimin e korporatizmit brenda sistemit prokuroria. Pra, nuk ka vende demokratike një strukturë të tillë siç për momentin ekziston në Këshillin Prokurorial”, shtoi ajo.

Marsikdo spregleda, da nekaj kapljic limoninega soka poudari okus zelenjave in hkrati pomaga ohraniti njeno svežino. Takšne drobne kuhinjske navade pogosto odločajo o tem, ali je obrok res okusen in hranljiv, zato jih je vredno podrobneje spoznati. Jeseni za gladek pire brez Kako pripraviti nekaj okusnega in zdravega? Sveže sestavine omogočijo preproste, uravnotežene obroke.