Lajme

Mirena: VV dhe Qeveria Kurti nuk po guxon me e përmendë më asnjë emër të “oligarkëve”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:24 / 7 June 2022

Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka thënë se Vetëvendosje dhe militantët e saj nuk po guxojnë t’i përmendin emrat e oligarkëve siç i quanin dikur.

Mirena thotë VV ka fituar vota duke i përmendur emrat e tyre dhe premtimet që i bënin dikur kundër biznismenëve kosovarë.

Vetvendosje, Qeveri Kurti, dhe armata e tkurrur e militanteve te tyre nuk po guxon me e permend me asnje emer te “oligarkeve” siç i quanin dikur. Nuk guxojne me e zane n’goje emrin e vellezerve Devolli, Ekrem Llukes, Ramiz Kelmendit, Xhevdes se VIVA’s, Bucalive te HIB’it, e plote biznismeneve te njohur te vendit… Militanteve ua paten kriju iluzionin se kur te vijne ne pushtet ketyre kane me ua konfisku pasurine, xhipat, villat, fabrikat, dhe me ua shpernda aktivisteve te varfer te VV’se, si partizanet me 1945’ten… Shume vota paten marr duke pergoju dhe sulmu emrat e tyre, duke i portretizu si kartele te krimit dhe duke i nderlidhur me partit qe ishin ne pushtet. Tash qile guri gojen. Vesht n’lesh.”, ka shkruar ai.

Më tej, Mirena thotë se sulmet e VV-së janë kthyer nga mediat, por sipas tij, edhe këtë betejë e kanë të humbur.

Sot, krejt sulmet i kane reduktu kunder mediave, opinionisteve neper studio televizive, dhe kujtedo qe shpreh mendimin e tij per qeverisjen e tyre skandaloze… Ama, te humbur e keni edhe kete beteje me mediat, siç e keni humbur ate me biznismenet…”, nënvizon Mirena.