8:24 / 18 May 2022
Nisma Socialdemokrate duket se ia ka mësyer rikthimit në skenën politike.
Përmes një postimi në Facebook, Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se nga besër do të fillojë turnin e debateve me qytetarët në qytetet kryesore.
Takimi i parë i Nismës me qytetarët do të mbahet në Ferizaj.
“Ju njoftojmë se, NISMA Socialdemokrate nga nesër fillon turin e debateve me qytetarë nëpër qytetet kryesore të vendit tonë, me temën KOSOVA NË UDHËKRYQ.
I pranishëm në këto debate do të jetë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe anëtarë tjerë të kryesisë qendrore. Debati i parë do të mbahet nesër me qytetarët e Ferizajt”, thuhet në postim.