Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ka disponim për protestën e nesërme. Ai teksa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, shtoi se bina do të jetë e vendosur në oborrin e qeverisë dhe do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti”
Molliqaj tha se njohja nga Serbia nuk është pjesë e kësaj marrëveshje, për çka edhe vet kryeministri ka hequr dorë ta kërkojë një gjë të tillë.
“Kemi një marrëveshje e cila është pa mbështetje politike, ka kundërshtim popullor. Siç e keni parë edhe qeveria me zor e ka mbrojtur këtë marrëveshje. Ajo që dihet tashmë, pesë vendet anëtare të BE-së qe nuk e kanë njohur Kosovën, nuk ka asnjë indicie që do ta njohin shtetin e Kosovës.
Ai shtoi se do të ketë asociacion, për çka është jetike që kjo qeveri të ndalojë këtë rrugëtim.
“Ajo çka po ndodhë është që Kosova merr vetëm obligime karshi BE-së dhe Serbisë. Prandaj, prej pritjeve shumë të mëdha kemi përfunduar në rezultate shume të vogla. Opinionistët, qytetarët janë kundër kësaj marrëveshje. Ju e patë që çdo ditë që po kalon rrenat e pushtetit po shkojnë duke u zvogëluar, sepse nuk po mund të jenë të qëndrueshme”, shtoi Molliqaj.