Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur një ditë para protestës së organizuar kundër qeverisë për çëshjten e Asociacionit.
Në një deklarim për lajmi.net, i pari i socialdemokratëve kosovarë ka pohuar se protesta e nesërme do të jetë paqësore dhe demokratike, përcjell lajmi.net.
Sipas tij, kërkesë parësore do të jetë dorëheqja e shefit të ekzekutivit dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Molliqaj: 75% e qytetarëve janë kundër marrëveshjes, nesër protestojmë
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur për protestën e nesërme kundër Asociacionit. Në këtë konferencë, Molliqaj ka thënë se marrëveshja në Ohër, nuk ka mbështetje politike e as legjitimitet, shkruan lajmi.net. “Qeveria me zor e ka mbështetë këtë marrëveshje”, ka thënë ai. “Nuk ka asnjë garancë…
“Pakënaqësia e qytetarëve është shumë e madhe edhe irritimi i banorëve të Republikës me devijimin e kursit, të qeverisë, prej asaj që e ka marrë, është shumë e pranishme. Ne jemi duke e organizuar një protestë paqësore, demokratike, që do të kërkojë dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje”.
Ndërkaq, veç kësaj, ai shtoi se është e qartë rruga që ka zgjedhur Kurti. Mes ftesës së bashkëpunëtorit të dikurshëm për ta kundërshtuar Asociacionin, Kurti ka zgjedhur të pranojë marrëveshjen dhe të kërkojë parti tjera që do ta përqafojnë këtë marrëveshje.