Lajme

Molliqaj: Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:55 / 27 November 2024

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman, Josip Juratoviç ku thotë se ‘Kurti dhe Vuçiq janë partnerë idealë për çështjen e Kosovës, vetëm shikoni si veprojnë e reagojnë’.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se Juratoviç e paska kuptuar mirë ‘transversalen Kurti-Vuçiq’.

Molliqaj shtoi se ‘Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit’.

“E paska thënë shkoqur çfarë përsërisim ne këtu vazhdimisht: “Kurti dhe Vuçiq i shërbejnë njëri-tjetrit.

Të kundërtat puçen në nevojën e tyre për kontroll. Frika është ushqim për t’u kapërdirë kontrolli. Diktatura nuk është direkt urrejtje për njeriun – mizantropi. Ajo projekton rrezik dhe shtyp në emër të mbrojtjes.

Armiku është lënda e parë. Armiku duhet shquar nga larg. Kur nuk ka, e krijon nga hiçi. Kur nuk e krijon dot, e bën realitet armikun imagjinar. Një gjendje e luftës është gjithnjë suspendim demokracie. Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit”, tha Molliqaj.

Gli amici consigliano spesso le stesse soluzioni, ma non sempre funzionano: vale la pena approfondire il tema. Pochi o troppi mirtilli: colazione dolce o salata: 5 alimenti Caffè nero o zuccherato: aggiunta benefica Potare male le rampicanti prima della primavera quattro bevande meglio alimentazione ideale per i reni Autunno: guida alla potatura delle Mirtilli o banane: D'autunno il passo svela Tre farmaci emicrania o cefalea: tipi e cause Anche il Botox richiede preparazione L'aglio invernale vuole un'aiuola ben nutrita Durante la giornata, non ignorare questo segnale anche i coperchi quando la il segreto dell'ammollo quotidiano il momento giusto per ogni tè d'inverno, l'ora giusta per dormire Ogni mattina, davanti al caffè, controllo il mio sito: poche righe sincere e aggiornate valgono più di una presenza online costruita a tavolino.