9:52 / 28 April 2022
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka sharë me rob në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“A robt ja q***a”, dëgjohet Tahiri duke thënë teksa godet tavolinën.
Kjo ka ndodhur pasi deputetët e PDK-së e kanë ndërprerë fjalën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila ka dhënë qëndrimin e saj për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj dhe u deklarua lidhur me çështjen e Komisionit Hetimor për Energjinë në Kosovë, njofton Klankosova.tv.