Anëtari dhe aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar për refuzimin e Qeverisë ndaj të formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.
Nushi për GazetaBlic tha se, ky refuzim tregon arrogancë dhe frikë të madhe sepse sipas tij ka shumë dyshime në trajtimin e krizës energjetike nga Qeveria.
Në anën tjetër, Nushi i quajti deputetët ‘robotë’ për të cilët u shpreh se funksionojnë vetëm me urdhëra të Qeverisë.
“Mosvotimi i Komisionit Hetimor për energjinë elektrike, përveç hipokrizisë, tregon arrogancë dhe frikë.Ata tashmë i kanë numrat, dhe deputetët janë thjeshtë robotë që funksionojnë me urdhëra të qeverisë. Frikë sepse ka shumë dyshime në trajtimin e krizës energjetike nga qeveria.Qeveria është zotuar për transparencë, kurse tash po i perdorë numrat për të pamundësuar këtë komision i cili mund ta rrisë transparencën”, tha Nushi për GazetaBlic.