Lajme

“Mshele meçkën, idiot”, përplasje e ashpër mes Pal Lekajt dhe Armend Mujës në mbledhje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:00 / 11 July 2023

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot në Komisionin për Ekonomi ndërmjet deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje. 

Në një moment gjatë përfundimit të mbledhjes së komisionit, Lekaj dëgjohet duke i thënë ashpër “mshele meçkën”, “shpifës” e “idiot”.

“Turp, edhe mshele. Mos ta nin, je ba shpifës i madh. Tepër, i etiketon njerëzit, duhet me të ardhë turp, nuk je kah folë me fëmijë, mshele meçkën, mshele meçkën, idiot, mshele, mshele, se ke dashtë me etiketu njerëz. Mshele, jeni mësue me lahpera, keni dashtë me etiketu njerëz”, i thotë Lekaj – Mujës.

Sot ka pasur tensione të vazhdueshme në Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, derisa po raportonte kryetarja e Bordit të KPMM-së Selvete Grajqevci Pllana.