Lajme

Sallahu: Përgjimet janë të porositura nga opozita

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:01 / 11 July 2023

Zëvendësministri Blerim Sallahu, të martën ka dalë me një postim të çuditshëm.  Në ditën kur u publikua pjesa e dytë e bisedës ndërmjet Mimoza Kusari – Lilës e Sllavko Simiqit, Sallahu u mor sërish me opozitën.

Në audiu- incizimin e publikuar nga Nacionale, dëgjohet Simiq të thotë se “PDK-u ka shkaktuar më së shumti dëme Listës Serbe”, ndërsa Sallahu pretendon se përgjimet janë të porositura nga opozita, shkruan Lajmi.net

Ai ka shkuar edhe më larg ku ka thënë se Lista Serbe është themeluar nga ish-kreu i PDK-së.

Postimi i plotë:

Simiq paska theksuar se “PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë”.

Si është e mundur të thuhet diçka e tillë kur përfaqësuesit e Listës Srpska bashkë me PDK-në dhe partitë opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës.

Kjo tregon saktë se keto audioincizime janë të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listên Srpska.

Pra, PDK, mundohet të pastrohet përmes Listës Srpska.

Megjithatë qytetarët e Kosovës ju njohin dhe nuk ua harrojnë dëmet e mëdha që ia keni bërë vendit në koordinim dhe bashkëveprim të ngushtë me Listën Srpska të themeluar nga ish lideri i PDK-së.

Ti sei mai chiesto come dare alla tua voce online uno spazio davvero personale? Un blog ben curato può diventare il punto di partenza: vale la pena approfondire l'argomento. mal di gola o malattia mortale Dopo aver chiuso il portatile, viene naturale annotare un'idea nata durante la giornata. Un blog personale può diventare uno spazio semplice e sincero, dove raccogliere esperienze, dubbi e piccoli progressi.