Lajme

Muharremi: VV’ja duhet të shkojë në opozitë që me i hap rrugën ndryshimeve pozitive

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:06 / 27 April 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si dështim në katër rastet kur ka marrë mbështetje elektorale, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, qeverisja është shoqëruar me kriza, rritje të çmimeve dhe vështirësi ekonomike për qytetarët, ndërsa ka përmendur edhe keqmenaxhim në sektorë kyç si energjia dhe ekonomia.

Muharremi ka theksuar se vendi nuk ka më hapësirë për eksperimente politike dhe ka bërë thirrje për ndryshim, duke shtuar se Vetëvendosje duhet të kalojë në opozitë për të reflektuar dhe për t’i hapur rrugë një qeverisjeje të re.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshenoll.muharremi%2Fposts%2Fpfbid031teVT6CUXYyrvkkaGd9zg17B4vUScEY5yF457aax7tzCZy91C5V3qFFRgJwKX6nql&show_text=true&width=500