Lajme

Mungesa e vetëdijes kolektive për ta bërë shtetin!….

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:16 / 9 July 2022

Koha po tregon se në kushte dhe rrethana shumë më delikate ishim më të organizuar, më të mobilizuar, më të përkushtuar për interesat madhore të Shtetit dhe kombit. Që nga paslufta na ka humbur [busulla] nuk dimë kush hanë e as kush pinë.

Bajraktarizmi, liderizmi, klanizmi, familjarizmi, kanë depërtuar thellë tek një pjesë e shoqërisë e cila me vetëdije apo pa të po i shkatërron vlerat sublime të popullit. Faktet tani më janë të njohura pas 20 viteve kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vërtetoi të drejtën Legjimitetit të Shtetit te Kosovës, ne jemi ata të cilët me fajin dhe papërgjegjësinë maksimale po e dëmtojnë të ardhmen e këtij vendi.

Janë ngrit në këmbë rrymat e caktuara të cilat janë mshriue në korrupsionin dhe krimin e organizuar duke zhvatur dhe keqpërdorur të mirat materiale të këtij Shteti të varfër i cili ende qëndron i plagosur nga pushtimi i serbisë. Grupet e caktuara parazite të cilat përfituan shumë në emër të luftës, në emër të dëshmoreve dhe të fryteve të lirisë tani kanë filluar ti kërcënojnë dhe sulmojnë edhe institucionet e këtij Shteti të cilat u krijuan me shumë mund gjeneratë pas gjenerate. Në një Shtet ku demokracia është ëndërr e shumë brezave të pritura, ti sulmosh institucionet e sigurisë duke mos e përfillur rendin dhe ligjin është epokë e dhimbshme e nivelit të vetëdijes kolektive për ta ndërtuar Republikën e Kosovës. e “kaubojve” dhe e pseudo komandantëve, ka kaluar që moti.

Tendencat për ti mbrojtur të ashtuquajtur veteranë të kontestuar nuk është asgjë tjetër përpos një mendësi e ulët e demagogëve të fshehur pas skene të cilët i kanë shfrytëzuar të mirat e këtij vendi për interesat e tyre personale dhe familjare.

Shqiptaret e kanë paguar shtrenjtë çmimin e bajraktarizmit, “ se kush o ma i forti” duke u përgjakur dhe shpartalluar mes veti nëpër kohërat më të vështira kur populli ishte në rrezik për shfarosje. Prandaj ngjarjet e përditshme që po i ndodhin Kosovës dhe Shqiptareve për shkak të politikës së mbrapsht dhe mos unitetit janë sinjal i rrezikut për ndonjë mallkim më të madh të koliktivitetit në përgjithësi.

Bota është në ankth për rreziqet që po trokasin kudo Globit. Ne jemi ngritur kundër njëri tjetrit duke u përqar dhe duke i sulmuar institucionet e Shtetit me mjete dhe metoda anti civilizuese. Shpresojmë se kjo vetëdije e mallkuar më në fund do ta gjejë rrugën e duhur dhe ilaçin për tu shëruar nga defektet patologjike të cilat po na e zënë frymën.