Lajme

Musliu: Kosovës i duhet PDK-ja, kjo parti do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:33 / 29 July 2024

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me qytetarët në Skënderaj. Ajo thënë se PDK do të “kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”

Ajo ka shtuar se “qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore”.

Partia Demokratike e Kosovës, nuk është thjeshtë parti politike, Partia Demokratike është sakrifica dhe lufta për liri, është historia e pavarësisë, shtetndërtimit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Partia Demokratike është zëri i atdhedashurisë. Prandaj PDK duhet dhe do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ky ishte tenori i debatit tim me qytetarët e Skenderajt. Këtë ndjenjë qytetare ne duhet ta marrim me seriozitet sepse është ndjenja që këtë popull dhe këtë vend e mbajten të papërkulur me mijëra vjet. Atdhedashurinë dhe krenarinë e votuesve tanë, ne duhet ta komportojmë në vizion politik për të ardhmen e Kosovës. Qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore”, ka thënë ajo.

Vu de l'extérieur, un restaurant paraît simple, mais chaque recette cache des choix précis. Pour mieux comprendre ces gestes, il vaut la peine d'examiner le sujet plus en détail. Le sarrasin peut fermenter au froid La vapeur cuit sans dessécher Étonnamment, le sel ne sert pas seulement à saler : ajouté au bon moment, il révèle les arômes. En cuisine, le timing compte autant que la recette.