Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka quajtur demagog kryeministrin e vendit Albin Kurti.
Musliu në një postim në Facebook ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se diaspora po dërgon më shumë para në Kosovë për shkak të ndërrimit të Qeverisë.
E sipas Musliut, me një Qeveri të suksesshme diaspora nuk do të detyrohej të dërgojë para për familjet e tyre.
Ajo tha se kjo tregon dështimin e kryeministrit Kurti.
Postimi i plotë:
Me një qeveri të suksesshme, remitencat do duhej të uleshin o demagog.
Vet fakti që diaspora po detyrohet të dërgoi më shumë para për familjet e tyre, tregon më së miri dështimin tënd.
Prej që je ba ti kryeministër edhe paret s‘po deponohen në banka e as s‘po deklarohen. Aq janë të kënaqur sa që po i mbajnë nën jastëk.