9:01 / 4 May 2022
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka komentuar darkën joformale në Berlin, të kryeministrit kosovar Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Musliu-Shoshi, ka përmendur ”thikat” e shumëpërfolura të Kurtit në atë kohë si kryetar i Vetëvendosjes, me të cilat i referohej idesë së shkëmbimit të territoreve, në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo po ashtu i ka rikujtuar edhe shprehjen e vet Kurtit, të cilën shpeshherë si deputet në Kuvendin e Kosovës i drejtohej ish-kryeministrit Hashim Thaçi, me fjalët ”Bëhu serioz”.
”A ka thika në tavolinë?
Bëhu serioz, kryeministër!”, shprehet Musliu-Shoshi ndërsa ka ndarë fotografinë e treshes nga darka e sontme në Gjermani, përcjell Sot News.