Lajme

Musliu-Shoshi, qeverisë: Krejt dhe Drejt e fundosët të ardhmen

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:14 / 23 July 2024

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se qeveria aktuale, nën moton e saj “Krejt dhe Drejt”, ka fundosur të ardhmen.

Reagimi i saj vjen pas edicionit të lajmeve të RTK-së, ku, duke u cituar një medium serb, u pretendua se dy portale kosovare janë të financuara nga Serbia, shkruan Indeksonline.

“Kapja e RTK-së nga kjo qeveri ishte mjeti kryesor për të shantazhuar të gjithë ata që e flasin dhe shkruajnë të vërtetën. Mbrëmë nga po ky medium u tentua të linçohen gazetarë e mediume që fuqishëm dëshmojnë çdo ditë të vërtetën” deklaroi Musliu-Shoshi.

Ky është postimi i plotë i saj:

#KREJTdheDREJT e fundosët të ardhmen!

Ky shtet po rrëshqet drejt  autokracisë, e me çdo kusht po tenton rrënimin e demokracisë!

Kapja e RTK-së nga kjo qeveri ishte mjeti kryesor për të shantazhuar të gjithë ata që e flasin dhe shkruajnë të vërtetën. Mbrëmë nga po ky medium u tentua të linqohen gazetarë e mediume që fuqishëm dëshmojnë çdo ditë të vërtetën.

Por, kot e kanë, dielli me shoshë nuk mbulohet.  Nuk do të ndalemi duke dëshmuar çdo ditë shkatërrimin e degradimi që po ia bëni vendit çdo ditë.

Les conseils des amis ne fonctionnent pas toujours en cuisine, surtout pour recréer un plat de restaurant. Quelques astuces méritent donc d'être étudiées plus en détail. fumée de cuisson quelle huile choisir l'astuce discrète pour une pâte friable aubergines coréennes aux légumes croquants moisissures, stockage et âge du pu-erh se fier aux copains pour les reconnaître On sale presque tous trop tôt, puis on s'étonne d'une pâte sèche. Laissez-la reposer quelques minutes et préparez la garniture pendant ce temps : le résultat sera bien plus moelleux.