Lajme

Mustafë Bajrami- Në Kosovë është duke vepruar një mekanizëm tepër i rrezikshëm me dezinformata, që po vepron kundër vendit 

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:44 / 13 March 2022

Statusi i tij i plotë:

“E them me përgjegjësinë më të madhe para Zotit e para ligjit: Në Kosovë është duke vepruar një mekanizëm tepër i rrezikshëm i cili duke punuar kundër shtetit po mundohet në çdo mënyrë ta shantazhoj qeverinë dhe t’i nxitë qytetarët kundër saj.


Ky mekanizëm i rrezikshëm ka kohë që përhapë dezinformata të ulëta, të gjitha në dëm të vendit. Vazhdimisht përhapin fjalë se shumë shpejt do të bie qeveria, se do të shkarkohet presidentja, se do të ketë krizë të madhe, se Amerika ka heqë dorë nga Kosova, e të ngjashme. Së fundmi, ky mekanizëm ka filluar të manipulojnë edhe me çmime duke mashtruar se kjo po ndodh vetëm në Kosovë dhe ate, kinse për shkak të papunës dhe paaftësisë së Qeverisë.


Besoj bindshëm se pas ngritjes enorme të çmimit të vajit qëndron pikërisht ky mekanizëm. Pra, këta njerëz të cilëve nuk u intereson aspak halli i qytetarëve, por, primat kanë interesin e tyre të ulët. Parasëgjithash pushtetin që me çdo kusht duan ta marrin.
Andaj i bëjë thirrje organeve kompetente të identifikojnë këta njerëz në mënyrë që ligji sa më shpejt të merret me ta.
Qytetarët e Kosovës edhe ashtu kanë dertet e veta. Atyre u mjaftojnë vështirësitë me të cilat po ballafaqohen. Ata nuk kanë nevojë edhe për trauma nga të cilat përfitojnë këta njerëz të paskrupullt e të poshtër, të cilët po shfrytëzojnë çdo mundësi e çdo hapësirë për të bërë sherr duke përhapur sidomos dezinformata…!”