Tenisti spanjoll, Rafael Nadal mund të luajë ndeshjen e tij të fundit të martën.
Nadal tashmë është në çerekfinale të French Open, pasi mposhti Félix Auger-Aliassime, rivali i ardhshëm do të jetë Novak Djokovic, numri një i botës.
Përballja e fundit mes të dyve, pikërisht, ka ndodhur në gjysmëfinalen e kësaj gare vitin e kaluar.
Përpara takimit me Djokovic tha se kjo mund të jetë ndeshja e fundit e karrierës së tij në turneun francez:
“Shpresoj që të mos jetë kështu dhe të vazhdoj të vij për shumë vite. Por nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ndeshja e së martës mund të të jetë ndeshja ime e fundit këtu, prandaj do të doja ta luaja gjatë ditës”, pohoi Nadal, përcjell lajmi.net.
Ai shpreson që organizimin i klasikes më të madhe të tenisit botëror mos të zhvillohet gjatë natës. “E njoh turneun ditën, jo aq gjatë natës, sepse kështu e kam luajtur gjithë jetën time”, shtoi ai.
Nadal është renditur si tenisti i pestë më i mirë në botë nga Shoqata e Profesionistëve të Tenisit.