8:58 / 8 June 2022
Bordi i Edi Ramës e rriti sot çmimin e naftës në 258 lekë për litër, nga 248 lekë që ishte.
Çmimi rekord i naftës sjellë reagime në rrjetet sociale, ndërkohë që shumë qytetarë kanë paralajmëruar protesta në rast se kjo situatë nuk ndryshon.
Ditën e nesërme është njoftuar protesta e parë dhe në orën 12:00 kërkohet që drejtuesit e automjeteve të fikin makinat.
“Protestë, nesër në orën 12 fikni makinat kudo të jeni. Bashkohuni”, thuhet në njoftim.