Lajme

Naim Miftari i reagon Albin Kurtit: Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit nuk janë në Hagë, atje janë disa që vranë pas shpine…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:17 / 12 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është shprehur që bashkëluftëtarët e Adem Jasharit po mbahen në Gjykatën Speciale të Hagës.

Mirëpo, me këtë deklaratë të kryeministrit nuk po pajtohet ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se nuk janë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit ata që po mbahen në Hagë.

Miftari në reagimin e tij shkruan se ata që i qitën në prita serbë komandantët e UÇK-se dhe vranë pas shpinës nuk janë bashkëluftëtarë të Adem e Hamëz Jashari.

Në këtë reagim Miftari tutje shprehet se asa ata që sollën ndarjen e Kosovës, vëllavrasjen e vjedhën miliona nuk janë bashkëluftëtarë të Ademit.

Reagimi i plotë:

Albin Kurti: “Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit po mbahen në Hagë për luftën e pashembullt për liri.

———————————-

Kjo nuk është e vërtet kryministër, ndoshta janë një ose dy bashkëluftëtar të Adem Jasharit në Hagë, por shokët e Adem Jasharit nuk janë profiterat e luftës, rrencat sot multi milionera në popullin ma të varfër në Europë, nuk janë bashkëluftëtar të Adem Jasharit ata që tradhtuan UÇK, ata që qitën komandantët e UÇK-së nëpër pritat Serbe ose i vranë pas shpinës, ata që sollën ndarjen dhe vëllavrasjen, ata që vjedhën miliona e qëndruan larg fronteve të luftës nuk janë bashkëluftëtar të Adem Jasharit, nuk janë bashkëluftëtar të Adem Jasharit ata që vodhën fondet e luftës, fondin e UÇK-së, nuk janë bashkëluftëtar të Adem, Hamëz Jasharit ata që për interesa të tyre demobilizun tërë UÇK me marrëveshjen K/90 dhe ndanë veriun e Kosovës, ndanë Mitrovicën në dy pjesë, ata që vodhën Kosovën, ata që me teritore të Kosovës bën pazar me Serbinë e dreqin e mallkuar, ata që ja shkatërruan Kosoveë pas luftës arsimin, ekonominë, shëndetësinë, bujqësinë….

Kryministër thuaje lirisht pasi e di edhe vet kët fakt se bashkëluftëtarët e Adem Jasharit janë vra pothujse të gjithë, edhe ata që janë mbet sot gjallë e kanë qenë disa edhe nëpër burgjet e Serbisë, sot jan invalidë e njerëz të izoluar ose janë raste sociale, shkurt edhe hjekun per bukë nga paslufta për ekzistencën e tyre!