Miftari thotë se ligji për veteran duhet të ndryshohet dhe të pastrohen listat.
Ndërsa shton se OVL-UÇK është OJQ politike e PDK-së dhe AAK-së.
Postimi i plotë i Naim Miftarit:
Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli kuadër i LKQK-së që e njoh mirë me dekada para, gjatë dhe pas luftës ka të drejt ta ketë mendimin e vet të lirë, nuk bën të kryqëzohet pa marr parasyshë a e ka mirë a jo.
Gjatë luftës ishte një komandant i zoti dhe trim nuk është miloner, nuk është i korruptuar, është një nacionalist i përbetuar por politikanë nuk është këtë, ja kum thanë edhe vet përsonalisht ata me dhjetëra herë..!
Sa për çështjen e veteranëvë, së pari vet ligji për veteranë duhet me ndryshu rrënjësisht, pastaj listat duhet mu pastru nga mashtrusit 320% janë shtu numri i luftëtarëve nga ata që gjatë luftës rrinin nën hije të metropoleve Europiane dhe kinse në fonde për luftën mblidhnin para ku nga ato pare shumica mbi 70% u vodhen, duhet mu pastru nga mijëra parashutistat politikë e nga mijëra luftëtarë që 3000 euro paguan certifikatat e tyre të “luftes”, duhet reformë edhe ndërrime rrënjësore edhe në OVL që nga viti 1999 është vetëm një degë mercenar të PDK, SHIK-ut dhe të AAK….
Në fakt sot OVL-ja është një OJQ politike e PDK-së dhe AAK-së mos harrojm se po kjo OVL sa ishte në pushtet Hashim Thaçi heshti për shumë gjera…. por heshti edhe kur në vitin 2017 ju hjek neni për pagën minimale të veteranit ndërsa sot po qesin zjarr të shtyrë nga partitë politike si PDK dhe AAK!
Një ish luftëtar i vërtetë i UÇK-së edhe 1000 euro me pas sot penzionin është pak, por luften për lirinë e Kosovës ne e kishum detyrë, e detyrat nuk paguhen me pare!