Lajme

Naim Miftari u drejtohet prindërve të Hashim Thaçit: A e keni pyet djalin tuaj se ku i la eshtrat e Allaqit, Shalës e Ramqës?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:35 / 11 July 2022

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agenti i SHIK-ut, përmes një postimi në facebook, ka shkruar për prindërit e Hashim Thaçit, javën e kaluar që vizituan ish-presidentin në burgun e Hagës.

Miftari i pyet prindërit e Thaçit se a e kanë pyetuar ata djalin e tyre, Hashimin se ku i ka lanë eshtrat e atdhetarit Behadin Allaqit, Shaban Shalës, Sadri Ramqës dhe të tjerëve atdhetarë.

Miftari shkruan se, të gjithë këta që ishin vrarë kishin prind, familje e fëmijë.

Miftari tutje ka pyetur se si u pasuruan pasluftës?

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Ju prindrit e Hashim Profiterit, komandant Haxhi Ilija, e ju zonja Gucci se pytet djalin tuaj se ku i ka lanë eshtrat e atedhetarit Bahadin Allaqit, Shaban Shalës, Sadri Ramqes…. e shumë atdhetarëve të tjerë, të cilët po ashtu edhe ata kishin prind, familje e fëmijë të tyre … ose si ndodhi pos lidhjeve tuja familjare të trashiguara me UDB-Serbe kaluat befas edhe në bashkëpunim me aleatin tjetër pro-Serb DGSE-Franceze besa edhe Vladimir Putinit filluar t’i lariteni rrotull, dhe si u bat brenda natës pas luftës multi-miliardera, me siguri jo nga vjedhja e Farmerkave Leviskave në Zvicër, ose te puna si puntor krahu nëpër baushtellat e Mega Bau të Austrisë….!

Përshëndes Epilogun, Albanija F..n dhe disa Fake-Portale tjera anonime të Shik_ut që nëse e thua të vërtetën e nuk je përkrahës i hajnave të Pronto-Mafias përhapin etiketime 24 orë pa ndërpre, përhapin rrena, etiketime, linqime, kërcënime qyqare e pollava të kafeve, historin tonë nuk na shkruajnë ata që vetëm emrin dhe mbiemrin na din që marrin rrogë vetëm të shpifin e etiketojnë njerëzit kundërshtar të Pronton-Hajnave, historinë tonë e kem shkruajtur me gjakun, me luftën, me djersen dhe me mundin tonë dhe korrektësinë tonë …!