Lajme

Naim Miftari vazhdon akuzat në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit: Kush i çonte natën me helikopter ushtarak në Tiranë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:40 / 27 October 2023

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari është shprehur mjaftë i ashpër në drejtim të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Miftari duke folur për situatën aktuale në veri të Kosovës, ka bë përgjegjës kryesor Thaçin e Veselin për ndarjen e Kosovës.

Këto reagime të Miftarit vijnë pas deklaratës së presidentit Macron në lidhje me liberalizmin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, Thaçi e Veseli në kohë lufte janë shëtitur në Francë, ndërsa francezët i dërgoni natën në aeriportin e Tiranës me helikopter të ushtrisë franceze.

Ai thotë se që të dy ishin agjentë të DGSE-së francese.

“Kur mos e harroni një fakt të vërtetë se Franca është shumë më shumë pro serbe se sa edhe Rusia. Ata jo vetëm për veriun e Kosovës pas luftës edhe sot, por Franca ishte dhe është shumë e dëmshme për interesin e popullin Shqiptar në përgjithësi dhe sidomos për Kosovën ata jo vetëm sot por tradicionalisht! Edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli që sot janë në burgun e Hagut ishin 100%, ndoshta janë edhe sot, pjesëtar të shërbimit sekret francez DGSE. Pyeteni veten o njerëz pse gjatë viteve 1997/1998/1999 Thaçin e Veselin i shëtisnin nëpër Evropë, DGSE-ja franceze dhe i dërgonin natën në aeroportin e Tiranës me helikopter të ushtrisë së Francës”, thotë Miftari.

Miftari thotë se janë ijnorantë ose budallenjë të gjithë ata që mendojnë se Thaçi e Veseli janë dërguar nga DGSE-ja për të çliruar Kosovën.

“Nëse mendoni se shërbimi sekret DGSE i Francës i ka dërguar Thaçin e Veselin në Kosovë për ta çliruar Kosovën nga Serbia ju jeni ose budallenjtë më të mëdhenj në botë ose jeni injorantë. A e dini pse u sulmua kazerma e Koshares kur ai objekt ushtarak ishte çliruar dhe ishte në dorë të ushtarëve tanë, të UÇK-së, por u sulmua nga aeroplanët e NATO-s, që ishin aeroplanët Mirazh francez, që na i vranë luftëtarët tanë në Koshare. Kush spiunonte NATO-n gjatë bombardimeve të Serbisë në vitin 1999 dhe njoftonte Serbinë për planet e bombardimit, kusht tjetër pos ushtria e lavdishme e republikës së Francës dhe DGSE e saj!”, thotë tutje ai.

Miftari vazhdon me akuza për francezët për ndarjen e Mitrovicës.

“Kush ishte burri i Verës (serbe) eprori i DGSE- es Arnaud Danjean, përndryshe shefi i Hashim Thaçit e i Kadri Veselit, e më vonë edhe shef i Agim Çekut, si u nda Mitrovica në qershor të vitit 1999 ndoshta mendoni se e ndanë Francezët rastësisht! A si ndodhi pastrimi etnik i veriut të Mitrovicës me 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000 kur u vranë e plagosen dhe u dëbuan dhjetëra mijëra civilë shqiptarë nga shtëpitë, nga trojet, banesat e tyre para syve të 8000 forcave ushtarake Franceze dhe para syve të 45.000 ushtarëve tjerë të NATO-s në Kosovë dhe mbi 5000 policëve të UNMIKUT”, përfundon Miftari.

Ndryshe, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

Presidenti francez tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën. Ai tha se është “përgjegjësi e [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi”. Presidenti francez iu referua sulmeve të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur.

“Në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm dhe të njëjtën gjë pres edhe nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës”, tha Macron.

Med cvrtjem jedi dobijo izrazit okus, pečenje pa ohrani več naravnih lastnosti živil. Razlike je vredno podrobneje raziskati. drobni koraki za zamrzovanje Ko zjutraj odpremo hladilnik, hitro ugotovimo, da za okusen obrok ne potrebujemo veliko. Iz preprostih sestavin lahko pripravimo zdrave recepte brez kompliciranja.