Adnan Januzaj është kthyer në “modë” për Napolin. Klubi italian prej kohësh ka pëlqim për 27-vjeçarin me origjinë kosovare.
Kontrata e sulmuesit me Real Sociedad përfundoi dje dhe palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të rinovuar. Kjo gjë i pëlqen shumë klubit të Napolit, që sipas raportimeve nga mediet italiane po e studion mirë sulmuesin dhe pritet që shumë shpejt t’i bëjë edhe ofertë, duke qenë se Politano po merr në konsideratë largimin nga klubi italian.
Pavarësisht se gjatë sezonit që u mbyll Januzaj nuk pati një rendiment shumë të mirë, pasi në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet shënoi vetëm 5 gola dhe dha 3 asiste, 27-vjeçari është një fiksim i vjetër për italianët, të cilët tashmë duke shumë afër realizimit të kësaj dëshire.
Megjithatë duhet theksuar se pas eksperiencave në Angli, Gjermani dhe në Spanjë, një përvojë në Itali do e bënte më shumë se të plotë CV-në e Adnan Januzajt.