Bota

NATO pajtohet për ta forcuar mbrojtjen lindore

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:35 / 24 March 2022

Udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, janë dakorduar që të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje si përgjigje e pushtimit rus të Ukrainës.

“Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor,” thuhet në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel, raporton BBC, transmeton Sot News

Shefi i Aleancës Jens Stoltenberg tha më herët se katër grupe të reja beteje do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.