1:48 / 24 March 2022
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar kryeministrin Albin Kurti me rastin e ditëlindjes së tij.
Në urim, Pacolli ia ka lëshuar edhe disa thumba kryeministrit Kurti, duke i thënë se është momenti më i duhur që Kryeministri ta kuptojë dhe t’i trajtoj të gjithë qytetarët njësoj, pa marrë parasysh qëndrimet ideologjike të secilit.
Postimi i tij i plotë:
Sot është ditëlindja e kryeministrit tonë Albin Kurti. Dua ta uroj dhe t’i deshiroi edhe shumë vite të tjera të lumtura me familjen e tij.
Sot Albin Kurti është Kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe është momenti më i duhur kur Kryeministri ta kupton këtë dhe t’i trajtoj të gjithë qytetarët njësoj, pa marrë parasysh qëndrimet ideologjike të secilit.