Lajme

Ndahen 100 mijë euro për Komitetin Paralimpik dhe 40 mijë për Federatën e Sportit për të Verbrit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:41 / 2 April 2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar se kanë ndarë 100 mijë euro për Komitetin Paralimpik të Kosovës si dhe 40 mijë të tjera për Federatën e Sportit për të Verbrit.

Ministri Çeku përmes një postimi në Twitter tha se po ashtu u caktua kuota buxhetore për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në sport.

“Në vitin e personave me aftësi të kufizuar ndahen 100 mijë euro për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe 40 mijë euro për Federatën e Sportit për të Verbër. Gjithashtu, në MoU me federatat e tjera caktohet kuota buxhetore për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në sport”, ka shkruar Çeku në Twitter.