Aktivisti shqiptar në SHBA, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së në Batalionin “Atlantiku”, Uk Lushi, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje Kurtit që t’i ndalë falangat e qenve që po e shohin si profet sepse sipas tij, në fund ata do të kërkojnë të hanë kokën e tij.
“Ndali qentë, Albin!”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
O Albin Kurti, ndali falangat e qenve që po të shohin si profet sepse në fund ata do të kërkojnë të hanë kokën tënde! Shpëtoje kombin shqiptar nga këto monstra fashiste!
Tregoju hajvanatave falangiste se mendimi i lirë është baza e demokracisë. Kombet që pranojnë kritikën dhe qëmtimin kritik të liderëve dhe shoqërisë ecin para, e falangat i mbajnë kombet mbrapa. Ndali qentë, Albin!